6-mujori, më pak celularë, më shumë internet – 2.46 milionë përdorues aktivë të telefonisë mobile në 2021, rënie me 1.4% nga 2020
Duket se Pandemia Covid 19 ka ndikuar në raportin e përdorimit të shërbimeve celulare. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, rezulton në rënie numri i qytetarëve shqiptarë që përdorin celularët, ndërkohë që rritje ka shënuar numri I atyre që përdorin internetin. Në raportin e sapopublikuar, AKEP njofton se Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T2 2021 arriti në rreth 2.46 milionë që përbën një rënie me rreth 1.4% me T1 2021, megjithëse në rritje me rreth 8.6% me T2 2020. Ndërkaq, numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T2 2021 ishte rreth 2 milionë që përbën një rritje me 1.5% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 31.7% në krahasim me Tremujorin e dytë 2020.
Në total, Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T2 2021 ishte rreth 3,190,860 që përbën një rritje me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 0.9% në krahasim me T2 2020.
Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T2 2021 ishte rreth 1.42 miliardë minuta, me një rritje prej 3% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rritje prej 12.1% me T2 2020.
Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T2 2021 ishte rreth 138 milion që përbën një rritje me 2.1% krahasuar me T1 2021 dhe një rritje me 0.2% me T2 2020.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.