656 raste të reja me Covid-19, MSH: “5 pacientë humbën jetën, ndërsa u shëruan 440 qytetarë”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se në 24 orët e fundit janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, nga 27 raste në Elbasan e Vlorë dhe 25 raste në Krujë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve, të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.