7 gabime që bëjnë njerëzit kur blejnë, porosisin apo pijnë kafe

Ne çdo ditë bëjmë gabime kur bëhet fjalë për mënyrën se si hamë apo pijmë. Dhe blerja apo bërja e kafesë nuk përbën përjashtim.
Për të kuptuar se çfarë bëjmë gabim kur blejmë, porosisim dhe pijmë kafen më poshtë do të gjeni disa këshilla nga Will Croby, i cili ka punuar në industrinë e kafes për 12 vite rresht.
“Këto 12 vitet e fundit unë jam specializuar për cilësinë e kafes, optimizimin e procesit të rritjes, transportimit, importimit dhe prodhimit të saj”, tha ai. Ndaj këshillat e mëposhtme janë mjaft të vlefshme nëse dëshironi të shijoni një kafe të mirë e cilësore.
1.Mos e nënvlerësoni kafen, blijeni atë të freskët ashtu siç blini perimet apo bukën tuaj
2.Asnjëherë mos e mbani atë më shumë se një muaj
3.Sigurohuni nëse sasia e kafes suaj është e duhura
4.Përpiquni të përdorni një ekspres sa më të pastër, ndikon padyshim në shijen e kafes
5.Gjithmonë duhet ta dini se sa kafeinë po konsumoni
6.Kafja shumë e lirë, nuk është asnjëherë e mirë
7.Nëse kafja është e mirë nuk është e nevojshme t’i shtoni sheqer apo qumësht
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.