77 raste të reja me Covid – 2 pacientë ndërrojnë jetë gjatë 24 orëve të fundit
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 402 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 77 raste të reja, duke e çuar në 2269 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht:28 raste në Tiranë, 13 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës dhe Korçë, 4 raste në Delvinë dhe Berat, 3 raste në Fier, Delvinë dhe Pukë, 2 raste në Elbasan dhe Kamëz, dhe nga 1 rast në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër dhe Sarandë
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 87 pacientë ku 15 prej tyre janë në terapi intensive dhe 2 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 76 dhe 54 vjeç, si pasojë e sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 pacientë, duke e çuar në 1298 numrin total të tyre dhe janë akoma 920 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.