88.8 mld lekë për investime, Ahmetaj: S’ka projekte të reja pa lekë, Tiranë-Durrës me pagesë
Rreth 88.8 miliardë lekë do të shkojnë për investimet publike në vitin 2019, ku pjesa më e madhe do të përdoret për mbylljen e projekteve të nisura, të cilat do të jenë gati brenda vitit 2021.
Gjatë diskutimit të shpenzimeve të planifikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ministri Arben Ahmetaj sqaroi se nuk do të nisen projekte të reja pa pasur financimin e nevojshëm.
Ndërsa ka ritheksuar edhe njëherë planin për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, e cila do të bëhet me PPP dhe do ta paguajnë qytetarët.
Shpenzimet për vitin e ardhshëm janë parashikuar në vlerën e 519.4 miliardë lekëve, apo 5.9 për qind më shumë se pritshmëria e këtij viti.
Ndërsa parashikohet mbështetje për sektorët prioritarë, si infrastruktura, arsimi, shëndetësia dhe bujqësia.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.