90 raste të reja me Covid – Vijon numri i lartë i të shtruarve, ndërrojnë jetë 2 pacientë
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 420 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 90 raste të reja.
Rastet e reja janë përkatësisht: 36 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 11 raste në Vlorë, 8 raste në Kukës dhe Krujë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Elbasan, 2 raste në Lushnjë, 1 rast në Lezhë, Kamëz dhe Dibër.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 81 pacientë ku 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë të moshës 63 dhe 81 vjeç, si pasojë e sëmundjeve shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 1875, dhe ka akoma 1318 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.