A dëshironi që viti 2019 të jetë ndryshe? Atëherë ndryshoni këto gjëra
Nëse dëshironi një vit të ri ndryshe, me më shumë produktivitet dhe pse jo një rritje në detyrë atëherë duhet të bëni gjëra të cilat nuk i keni bërë më parë. Ka ardhur momenti të rishikoni të gjitha zakonet e mëparshme e të bëni një bilanc se çfarë ju ka shkuar mirë dhe çfarë jo. Pasi ta bëni këtë vendosini vetes disa qëllime e më pas përmbajuni atyre.
- Krijoni një rutinë dhe përpiquni ta zbatoni atë
Nëse keni vendosur disa qëllime dhe filloni t’i zbatoni ato, kjo duhet të shndërrohet në një mënyrë jetese dhe duhet të punoni për to çdo ditë. Nëse arrini ta bëni këtë do të shikoni që gjithçka do të jetë më e lehtë dhe ju çdo ditë e më shumë do të jeni më pranë realizimit të qëllimeve tuaja .
- Në fund të javës bëni një bilanc të punëve që keni kryer dhe atyre që kanë mbetur të pa përfunduara
Në fund të çdo jave bëni një bilanc të të gjithë punëve që keni kryer dhe shikoni se çfarë ju ka mbetur pa realizuar. Vendosini qëllim vetes dhe realizojini këto gjëra në javën pasardhëse, vetëm kështu do të arrini të jeni produktivë dhe më pranë realizimit të dëshirave e qëllimeve tuaja.
- Shikoni nëse jeni pranë realizimit të qëllimeve tuaja
Qëndroni vazhdimisht në kontroll të asaj që po bëni dhe asaj se çfarë duhet të bëni. Nëse këto të dyja po ecin në rrugë paralele dhe nuk bashkohen në asnjë pikë, atëherë nuk jeni në rrugën e duhur. Duhet vazhdimisht të kontrolloni nëse veprimet tuaja do t’ju çojnë në realizimin e qëllimeve që I keni vendosur vetes.
- Qëndroni pozitiv dhe gjithçka do të shkojë mirë
Pozitiviteti është një ndjesi që duhet t’ju shoqërojë gjatë të gjithë vitit. Pavarësisht se si ju shkojnë gjërat, përpiquni t’i shihni ato me pozitivitet. Është shumë e rëndësishme të jeni pozitivë në të menduar pasi kjo ndikon dhe në veprimet që do të ndërmerrni më pas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.