A e dini moshën e zemrës tuaj?

Në Angli u është kërkuar qytetarëve mbi 30 vjeç që të bëjnë një test në internet për të zbuluar moshën e zemrës së tyre dhe gjendjen e saj, në mënyrë që të parandalojnë infraktet apo goditjet në tru.
Shëndeti publik në Angli thotë se parashikohet që rreth 80 për qind e sulmeve në zemër tek njerëzit nën 75 vjeç mund të parandalohet nëse shëndeti i zemrës është përmirësohet.
Një 59-vjeçar britanik, David Green, i cili bëri këtë test tha se ”Zemra ime është 10 vjet më e vjetër se unë dhe jeta ime është shkurtuar”.
Obeziteti, dieta jo e mirë, mungesa e stërvitjes dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë kryesorë të rrezikut të zemrës. Mjekët thonë se mund të përmirësoni shëndetin tuaj nëse:
–Lini duhanin
-Bëheni më aktivë, të bëni stërvitje
-Të kujdeseni për peshën tuaj
-Konsumoni më shumë fibra
-Reduktoni yndyrën
-Pesë herë në ditë hani fruta dhe perime
-Reduktoni përdorimin e kripës
-Hani peshk
-Hiqni dorë nga alkooli
Në Angli, pothuajse dy milionë persona kanë bërë testin e zemrës dhe 78 për qind e tyre kanë zbuluar se mosha e këtij organi vitual është më e lartë se mosha e tyre aktuale.
p.s/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.