A mbaroi pandemia për biznesin? Hako: Pozitive oferta aktuale bankare. Isteri: Duhen politika pro “Made in Albania”
Antonela Hako nga Dhoma Ekonomike e gruas dhe Alban Isteri nga Dhoma e Tregtisë së Durrësit kanë folur për SCAN lidhur me kërkesat e tyre për tu rikthyer në ritmet e para pandemisë. Biznesi aktualisht kërkon politika që ndihmojnë prodhimin Made in Albania si dhe që financojnë kompanitë konkuruese.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Durrësit, Alban Isteri dhe Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Durrësit, Antonela Hako, kanë shprehur në studion e “Argument” të gjithë kërkesat sipas realitetit ekonomik që po përjetojnë 1 vit pas mbylljes. Duket se aktualisht disa nga kërkesat kryesore lidhen me kushte favorizuese nga sistemi financiar si një mënyrë për të mbështetur mbajtjen e punonjësve në pozicionet e tyre si dhe rikthimin e investimeve brenda kompanive.
Kryetari i Dhomë së Tregtisë së Durrës, Alban Isteri, kërkoi me shumë në drejtim të favorizimit të produkteve made in Albania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.