A mendojnë të rinjtë për daljen e tyre në pension?

Një kombinim i kushteve komplekse ekonomike, rritja e faturave kur bëhet fjalë për krijimin e një familjeje të re dhe rritja e presionit për të mbështetur të afërmit e kanë bërë të pamundur që të rinjtë të mendojnë për kohën e tyre të daljes në pension.
Një studim i ri ka treguar se shumica e të rinjve në Emiratet e bashkuara arabe ende nuk kanë filluar të kursejnë për pensionin e tyre, megjithatë ata janë gjenerata për të cilën duhet të shqetësohemi për sa i përket çështjeve më të cilat do të përballen.
Hulumtimet e reja nga HSBC tregojnë se 51 për qind e njerëzve në moshë pune në të gjithë vendin pajtohen me faktin se të rinjtë kanë përjetuar një rritje më të dobët ekonomike se gjeneratat e mëparshme, një perceptim në përputhje me mesataren globale e cila qëndron në 53 për qind.
Anketa e HSBC “E ardhmja e daljes në pension” gjithashtu zbuloi se të rinjtë e kuptojnë se brezi i tyre po ballafaqohet me presione financiare të pashembullta, por nuk janë të përgatitur në mënyrë adekuate për këtë fazë të jetës së mëvonshme.
Por më shqetësuese sipas këtij hulumtimi është fakti se 53 për qind e njerëzve në Emiratet e Bashkuara Arabe besojnë se të rinjtë paguajnë për pasojat ekonomike të gjeneratave të mëparshme. Deri në 41 për qind të të rinjve nuk kanë filluar të kursejnë për pensionin e tyre, krahasuar me 35 për qind të Gjeneratës X dhe 29 për qind të gjeneratës “baby boomers”.
Rreth gjysma e të rinjve në Emiratet e Bashkuara Arabe pajtohen se do të jetojnë shumë më gjatë dhe do të duhet të mbajnë veten më gjatë se gjeneratat e mëparshme. Në fakt, kjo gjeneratë pritet të mbulojë mesatarisht 16 vjet të daljes në pension, krahasuar me 15 vjet për Gjeneratën X.
Me gjithë ndërgjegjësimin e dukshëm të kushteve të vështira makroekonomike që gjenerata e tyre po ballafaqohet globalisht, të rinjtë nuk duket se kanë kuptuar implikimet e plota të daljes së tyre në pension.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.