Aksidentet rrugore/ Cili është qarku me “sjelljen më të mirë” në timon për 2021?
Berati është qarku me numrin më të ulët të aksidenteve, për periudhën janar – korrik 2021. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, në total janë numëruar 12 aksidente në këtë qark, në këtë periudhë 7 mujore.
Pas Beratit, Vlora është qarku i dytë me numrin më të ulët të aksidenteve (janar – korrik 2021), me një total prej 13. Më tej, Dibra është qarku i tretë, me 15 aksidente në total për 7 mujorin e parë të 2021. Po ashtu, kjo shifër është përgjysmuar, krahasuar me 7 mujorin e parë të 2020.
Ndërkaq, sa i takon qarkut me numrin më të madh të aksidenteve, “stafeta”, pas kryeqytetit, me 351 aksidente në total, shkon për Lezhën, me 99 aksidente, e më tej për Fierin, me 75 aksidente (janar – korrik 2021).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.