Aksioni kundër informalitetit, 50 raste abuzive në Tetor – Si mund të kryhet denoncimi
Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar se vetëm gjatë ditëve të para të Tetorit janë shënuar rreth 50 denoncime. Këto të fundit po ndiqen nga strukturat e Hetimit Tatimor.
Ajo ka vlerësuar përfshirjen e qytetarëve dhe tatimpaguesve në luftën kundër informalitetit dhe evazionit, duke i inkurajuar ato të vazhdojnë të denoncojnë rastet abuzive.
Qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre nëpërmjet:
Telefonit (pa pagesë) në numrin 0800 14 14
Whats App dhe viber në numrat e vënë në dispozicion +355 69 70 73 733
Postës e elektronike duke dërguar e-mail në adresën [email protected]/
Rrjetit social Facebook
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.