AKU vijon aksionin – Sekuestron 308 kg mish nga kafshë të paregjistruara në Korçë e Pogradec
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 308 kg mish në katër subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme. Gjatë aksionit të ndërmarrë në Pogradec dhe Korçë, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar konkretisht:
a.190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “P.S” në Pogradec
b. 88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “R.K” në Pogradec
c. 20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dh.B” Pogradec
d. 10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Th.R” në Korçë
Krahas sekuestrimit të mishit, AKU gjobiti subjektet me 450 mijë lekë gjobë për shkeljet e mësipërme. Ndërkohë, ndaj subjektit “R.K” u mor masë për bllokim të menjëhje4rshëm të aktivitetit , pasi përveç mungesës së dokumentacionit, ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.