Akuza për fshehje pasurie – Arta Marku pezullon prokurorët Rovena Gashi e Dritan Gina
Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka pezulluar nga detyra Rovena Gashin dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina. Në njoftimin zyrtar të organit të akuzës bëhet me dije se masa u mor pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës e cila i ka vënë zyrtarin nën hetim për deklarim të rremë të pasurisë.
Sipas Prokurorisë, të dy bashkëshortët janë nën ndjekje penale për shkelje të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal. Ky nen përfshin “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Organi i akuzës bëri me dije se të dy bashkëshortët do të jenë t pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.