AMF publikon ecurinë e tregut të Pensioneve Private Vullnetare – Rritet numri i anëtarëve dhe i fondeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar një analizë sipas së cilës gjatë periudhës 30.09.2021, për tregun e pensioneve private vullnetare kanë ushtruar aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.
Sipas informacionit analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2021 tregon një total asetesh neto prej 4,284.84 milionë lekë (35.25 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 681.56 milionë lekë (18.92%) krahasuar me 31.12.2020.
AMF bën me dije se numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2021 rezultoi 32,932 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 6.16% krahasuar me 31.12.2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.