“Amnisti fiskale” për sportin! 0 tatim për sportistët shqiptarë për 2 vite rresht! Por ka një kusht…
Qeveria ka ndërmarrë një nismë që synon formalizimin e sektorit të sportit në Shqipëri. Një ndër masat e marrë është ajo që synon incentivimin duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale pagat dhe shpërblimet e sportistëve me kontratë të rregullt me klubet sportive si dhe formalizimin e klubeve sportive dhe pasqyrimin e pagave e të shpërblimeve reale të përfituara nga sportistët.
“Synimi i këtij ndryshimi është formalizimi i tregut në industrinë e sportit. Të dhënat disavjeçare tregojnë se pagat dhe shpërblimet e sportistëve, të pasqyruara në listëpagesat e klubeve, nuk reflektojnë realitetin, pasi pagat e pasqyruara shpesh janë minimale. Ky realitet duhet të ndryshojë.
Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjykojnë se do të ishte në dobi të formalizimit që, për një periudhë dyvjeçare (2021-2022), të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet e sportistëve të federuar dhe me kontratë, të mos tatohen sipas skemës së tatimit progresiv por të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale” shkruhet në relacion.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.