Amnistia, Bashkia fal 24 milionë USD detyrime, bizneset që përfitojnë
Bashkia e Tiranës ka falur rreth 24 milionë USD taksa dhe tarifa vendore për bizneset e kryeqytetit. Në një intervistë për Gazetën “Panorama”, drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Arli Naska sqaron procedurat që ndiqen dhe bizneset që përfitojnë nga ligji i ri “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore”.
Naska tregon se vetëm për pjesën e parë për detyrimet e para dhjetorit 2010, kanë përfituar 13 218 subjekte. “Konkretisht detyrimet e subjekteve, të cilët kanë qenë me detyrime pranë DPTTV, arrijnë vlerën prej 2.479.028 541 lekësh”.
Ligji për faljen e detyrimeve, a përfshin edhe taksat dhe tarifat vendore?
“Ligji për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedurat e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit përfshin edhe taksat dhe tarifat vendore. Sipas fazave të veprimit, ligji përfshin tasat e tarifat vendore. Sipas fazave të veprimit, ligji përfshin taksa, tarifa , kontribute dhe dënime të tjera administrative në fushën tatimore dhe doganore. Subjektet që përfitojnë nga ky ligj janë çdo individ, person fizik dhe juridik, pra taksapagues i cili ushtron aktivitet në Bashkinë e Tiranës dhe që rezulton debitor pranë DPTTV sipas fazave të ligjit. Pra çdo individ dhe biznes që paguan taksat për Bashkinë e Tiranës përfiton nga kjo politikë e qeverisë. Ne si drejtori, që pas daljes së udhëzimit të ministrit të Financave kemi nisur punën për evidentimin e të gjithë bizneseve që përfitojnë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.