Analistët: Më shumë prova vërtetojne se Apple po “vret” iPhone X
Disa nga raportet e lidhura me fitimet e kompanisë Apple nga shitjet e iPhone kanë treguar se kompania mund të ngadalësojë ose ndalojë prodhimin e iphone X. Cognex–i i listuar në Nasdaq është kompania e fundit e cila ofron të dhëna se Apple mund të jetë duke shkuar poshtë drejt rruge.
Kuo raportoi se ditën e hënë të ardhurat e tremujorit të parë kishin një rritje 22% por një rënie krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, të cilat kishin pasur një rritje me 40%. Cognex shet teknologji e cila asiston fabrikat që asemblojnë telefonat iPhone. Nëse Apple po tërhiqet nga cikli i prodhimit të iPhone X, atëherë Cognex është treguesi kryesor se kur Iphone X do të ndalohet së prodhuari, argumentoi analisti për CNBC.
Campling, i cili është duke ndjekur nga afër furnitorët e Apple, tha bazuar në fitimet e kompanisë, se ka arritur në konkluzionin që iPhone X do të ndërpritet. Taiwan Semiconductor Manufacturing, ose TSMC, e cila është kompania më e madhe e pjesëve gjysmëpërçuese në botë, rishikoi më nga afër objektivin e saj të të ardhurave për vitin e kaluar, duke pasur një parashikim më të ulët të saj
Javën e kaluar, Samsung, furnitori i ekraneve OLED për iPhone X, paralajmëroi gjithashtu për një ngadalësim të kërkesës për sa i përket paneleve të ekranit. Të tjerë bashkëpunëtorë kanë arritur në aludime të njëjta me Campling.
Ndërsa, Analisti i Apple, Ming –Chi Kuo vuri në dukje se iPhone X mund të ndaloj prodhimin këtë verë. Ditën e martë, investitorët do të shikojnë të ardhurat e tremujorit të Apple për të parë nëse ka ndonjë të dhënë për të ardhmen e iPhone X apo edhe për produktet e reja.
Ndërsa iPhone X, i cili u nxor në shitje vitin e kaluar në përvjetorin e 10 –të të iPhone, mund të ndërpritet, Apple ka gjasa të dalë në një version të ri të pajisjes më një çmim më të lirë, kjo sipas analistit Kuo.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.