Analiza e Financave – Rritja ekonomike për vitin 2017 parashikohet 3.8 % e PBB

Ekonomia shqiptare gjatë këtij vitit do të ketë një rritje reale prej 3,8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo është analiza e Ministrisë së Financave, ekspertët e së cilës kanë “filtruar” të gjithë treguesit makroekonomikë.
Sipas një analize të këtij dikasteri, Prodhimit të Brendshëm Bruto nominal për vitin 2017 do të jetë 1 596.4 miliardë lekë, ndërsa rritja reale do jetë 3.8 %.
Referuar analizës së Financave, vihet re se treguesit e 6 mujorit të parë të këtij viti janë pozitive si:
- Të ardhurat llogariten në 212. 2 mld lekë
- Shpenzimet llogariten 209. 2 mld Lekë
- Bilanci fiskal + 3.1 mld lekë
Gjithashtu, gjatë analizës së shkëmbimeve tregtare për këtë periudhë vihet re se eksporti i mallrave llogaritet të jetë në 133.5 miliardë lekë, ku krahasuar me një vit më parë është 13.5 % më shumë.
Importi i mallrave llogaritet në 295.1 miliardë lekë, ose 5.6 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa bilanci tregtar arriti në vlerën e –161.6 miliardë Lekë, ose -0.1 % më shumë se 2016.
Në analizë ekspertët e financave kanë marrë edhe inflacionin dhe tregun e punës.
Violeta Shqalsi/SCAN
Vlerësimi i BSH – Ekonomia shqiptare, më optimiste se prishmëritë
Ekskluzive/ “Moody`s” zhvlerëson – Nuk ndryshoi borxhin, por uli notën e ekonomisë shqiptare
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.