Analiza e shifrave/ Sa vota kanë marrë partitë e mëdha dhe 5 kandidatët emërorë

Rezultatet paraprake të numërimit të votave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dëshmojnë se deri më tani Partia Socialiste ka 248 mijë, Partia Demokratike 194 mijë vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 35 mijë ndërsa Partia Social-Demokrate thuajse 10 mijë vota.
Ndërkohë, në këto votime janë edhe 5 kandidatë emërorë. Referuar rezultateve të deritanishme të KQZ-së, kandidati Pal Shkambi ka marrë deri tani 33 vota, Elton Debreshi 430 vota, Boiken Abazi 639 vota, Iljaz Shehu 114 vota ndërsa Kreshnik Merxhani 46 vota.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.