Analiza e shifrave të Tiranës/ Në cilat njësi ka më shumë pjesëmarrje votuesish

Tirana është një ndër qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime. Deri në orën 13:00 në Tiranë rezulton se kanë marrë pjesë në votime 35.59% e votuesve.
Nëse analizojmë më në detaje, rezulton se përqindjen më të lartë në votime e kanë qendrat brenda Bashkisë së Tiranës me një pjesëmarrje 37.52 %, e ndjekur nga Bashkia Kamëz me 32,35 % për të vijuar me Bashkinë Kavajë me 27,42 % dhe Bashkinë Rrogozhinë me 22.29 %. Ndërkohë nuk ka raportime nga Bashkia Vorë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.