Ankesa për çmimet e references – Ikonomi: Shifrat në përmirësim, trajtohen vetëm 5.49 % e artikujve
Bizneset në vend kanë ngritur një sërë shqetësimesh sa i përket marrëdhënies me doganat, që nga aplikimi i çmimeve të referencës tek kërkesa për procedura të unifikuara sa i përket trajtimit të mallrave me skonto pas zhdoganimit apo rivlerësimit të deklaratës,megjithëse pranojnë se ka pasur përmirësime në këtë drejtim.
Në përgjigje të këtyre shqetësimeve të ngritura në forumin e biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, theksoi se aktualisht, përjashtuar mallrat e bursës, vetëm 5.49 për qind e artikujve trajtohen me çmime reference.
Ndërsa bëri një bilanc të punës gjatë vitit 2018, Drejtorja e Doganave vuri theksin se objektiv për këtë vit është ulja e nivelit të kontrollit fizik, me qëllim krijimin e lehtësirave për biznesin, targetimin më të saktë dhe rritje të efektivitetit të kontrolleve të ushtruara.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.