Apple, Microsoft dhe Google bashkëpunojnë për të lehtësuar përdorimin e sistemeve brajl në pajisjet teknologjike
Forumi i Implementuesve të USB-ve -një grup që përfshin kompani të mëdha të teknologjisë si Apple, Microsoft dhe Google, ka njoftuar një standard të ri USB HID (Human Interface Device) për ekranet Brail.
Ky është një hap i madh i hedhur i cili do t’i bëjë kompjuterët më të aksesueshëm dhe do të lehtësojë përdorimin e sistemeve brajl në për njerëzit që nuk mund të shikojnë apo e kanë shikimin pjesërisht të dëmtuar.
Kjo do të thotë se së shpejti përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin thjesht lexuesit Brail si pajisje në të njëjtën mënyrë që përdoruesit janë në gjendje që thjesht të futin një maus USB ose tastierë.
Ky standard kërkon që ky proces të funksionojë në mënyrë të ngjashme në të gjithë sistemet e operimit, pavarësisht nëse është një PC, Mac ose një pajisje Android.
Me standardin e finalizuar, prodhuesit e pajisjes dhe ofruesit e sistemit operativ do të duhet të bëjnë përditësime të reja harduer dhe softuer për ta mbështetur atë, e cila duhet të fillojë funksionimin që në vitin e ardhshëm.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.