Apple në pritje të shtatorit për të zbuluar iPhone 8, modelin e 10-vjetorit

I planifikuar për të dalë këtë vjeshtë, iPhone i ri do të vijë me pritshmëri të larta, pasi përkon me 10-vjetorin e modelit origjinal.
Nëse iPhone-i i parë ishte një aparat i cili pushtoi industrinë dhe krijoi një ekosistem me aplikacione dhe aksesorë, sot Apple zbaton një filozofi tjetër: “Më mirë të jesh më i miri se sa i pari”.
Në modelin e ardhshëm do të shkrihen teknologjitë e ekranit dhe karikimit të shpikur nga konkurrentët, me inovacione të Apple si skaneri i fytyrës 3D, i cili e zhbllokon celularinin në të qindtat e sekondës, madje edhe në errësisë falë sensorëve infra të kuq.
26% e pronarëve aktualë të një iPhone-i planifikojnë të blejnë iPhone 8 kur të dalë e kjo rrit trysninë ndaj Apple.
Më parë është thënë se iPhone i ri do të vijë me trupin prej qelqi dhe një kornizën anësore prej çeliku. Modeli do të vijë me një kamera të dyfishtë nga pas.
Deri tani Apple ka përdorur një unazë në butonin ‘Home” me një sensor me dritën e mjedisit, me një mikrofon dhe një kamera ‘selfie’ para. Për të hequr të gjitha këto, Apple do ti vendosë këto komanda në xham.
Madhësia e ekranit do të jetë rreth 5.8 inch, anët do të jenë të lakuara. Butoni i ndezjes do të jetë më i gjatë se zakonisht, ndërsa do të shtohet edhe opsioni i ndezjes me të trokitur, si në disa modele Android.
Kostot e larta të prodhimit të telefonit të ri i cili pritet të sjellë një ndryshim radikal të dizajnit bëjnë që çmimi i iPhone 8 të jetë mjaft i lartë. Pritet që telefoni të kushtojë mes 1,200 deri në 1,400 dollarë, duke e bërë goxha të shtrenjtë krahasuar me paraardhësit
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.