Arben Malaj e Gjergj Bojaxhi në “Argument”: Pse duhet bërë kujdes me “ngrirjen” e kontratave të hidrocentraleve!
Ish ministri i Financave Arben Malaj kërkon që të tregohet kujdes me nismen e re për të “ngrirë” e futur në sitë kontratat koncesionare të hidrocentraleve. Duke folur në “Argument” , Malaj tha se do të ishte mirë që për nismën në fjalë të kishte më shumë argumente.
“Veprimet e nxituara mund të shkojnë në kurriz të taksapaguesve shqiptare. Është proces ekonomik e juridik” tha Malaj.
Ndërsa Gjergj Bojaxhi u shpreh skeptik lidhur me efektet e nismës pasi sipas tij “perceptimi është që nga ana e letrave, këto HEC-e janë kopsitur”. Megjithatë, duke iu referuar procesit, Bojaxhi kërkoi që të bëhet kujdes dhe mekanizma të tillë duhet të përdoren me shumë kujdes.
Të ftuar Jamarbër Malltezi, Besnik Bare, Arben Malaj, Gjergj Bojaxhi
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Thursday, January 24, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.