“Argument” – Drejtoresha e Tatimeve: “Numër i madh aplikimesh për pagën e luftës, problem të identifikojmë ‘punëtorët në të zezë’ në sistem”
Në emisionin “Argument” nga Enio Civic ka qenë e ftuar Drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, Delina Ibrahimaj për të folur mbi procesin e aplikimit të pagës së luftës dhe masat që janë marrë për bizneset.
“Procesi ka shkuar mirë. Ka dy ditë që është hapur. Ka 5 mijë aplikime për 29 mijë të punësuar. Ne jemi pyetur shumë herë për teknikaliteet, mirëpo lajmi ka arritur tek të interesuarit dhe aplikimet po kryhen në kohë.
Në faqen e DPT-SË është vendosur një udhëzues shumë I qartë për të gjtiha hapat që tatim-paguesit duhet të aplikojnë. Ne kemi nxjerrë bizneset të cialt mund të përfitojnë se kush mund të përfitojë pagën e luftës.
Formulari është i parambushur me të dhënat dhe tatim-paguesit duhet të përcaktojnë vetëm numrin e llogarisë bankare.
Ndërkohë për masat, Ibrahimaj është sphrehur se janë shtyrë deklarimet për bizneset në fashën 0 -14 milionë lekë:
Kanë dalë disa akte normative. Sa I përket pagesave të tatimeve, përshkruan që e vetmja kategori, së cilës I shtyeht afati është kategoria nga 0- 14 milionë lekë. Duhet t’I deklaraonin tatimet deri në 31 janar, ndërsa pagesat do të riskedulohen për gjysmën e dytë të vitit dhe do mbyllen në 31 dhjetor, ndërsa për bizneset e tjera gjërat duhet të vijojnë normalisht. Elementi tjetër që është shtyrë është dorëzimi i pasqyrave financiare, deri në 31 korrik.”
Ndërkohë për ‘punëtorët në të zezë’, Drejtoresha Tatimeve bëri thirrje që të shmanget kjo lloj praktike:
“Nuk kemi akoma një akt zyrtar për deklaratën e punës në të zezë. Është një shqetësim I madh I joni punësimi në të zezë, pasi është e pamundur t’i identifikojmë personat dhe kështu nuk i ndihmojmë dot. Marr shkas të bëj thirrje që të gjithë ata punonjës në të zezë, duhet të kuptojnë se puna e tillë I përjashton nga shpërblimet.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.