“Argument” – Drejtori i Deloitte, Maksim Caslli: “Struktura e ekonomisë shqiptare e destinuar për tu goditur rëndë”
I ftuar në emisionin “Argument” mbrëmjen e sotme me gazetarin Enio Civici ishte Maksim Caslli, drejtor i “Deloitte Albania and Kosovo”.
Diskutimi është përqendruar mbi fuqinë që do të ketë ekonomia shqiptare për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 dhe goditjet e njëpasnjëshme që ka përballuar:
“Nuk është diçka që nuk pritej. Që në maj kam thënë se do ballafaqohemi me situata të vështira. Përveç strukturës së ekonomisë tonë dhe strukturës së bizneseve tona, sepse për fat të keq kompozimi i ekonomisë është me biznese familjare, të cilat do të goditen keq nga kjo krizë dhe duke marrë parasysh se shumë prej tyre janë shërbime hoteliere, bar, restorante janë ato që do goditen edhe më rënda duke iu referuar edhe masave të fundit të qeverisë.
Për fat të keq struktura jonë goditet më shumë për shkak të bizneseve familjare, por edhe sepse struktura në industri është gjithashtu e paqëndrueshme dhe ka një peshë të rëndësishme në Buxhetin e ekonomisë tonë.
Parashikimet botërore shprehin që do shkojë atje ku do ishte në vitin 2024. Kjo do thotë që edhe në vitin që vjen ne do kemi goditje të ekonomisë tonë dhe nuk shpëtojmë dot nga kjo. Në vendet e zhvilluara, pritet që vaksina do të dali për dy muaj dhe do sjelli një optimizëm .Dhe shpresojmë që ky optimizëm do I sjelli një shpresë më shumë ekonomisë. Viti 2021 sipas amerikanëve do të jetë sërish me problem dhe në 2022 pritet që e gjithë shoqëria të krijojë të ardhura. Sa shpejt ekonomia do reagojë nuk e di askush, por besoj që muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”tha Caslli.
Pyetur nga gazetari Civici mbi mënyrën se si do të përballohet kjo goditje e ekonomisë nga plani i sipërmarrësit privat ashtu edhe nga plani buxhetit, Caslli u përgjigj se:
“Gjatë muajve mars, prill, maj ka pasur një ristrukturim të bizneseve. Kuptohet që disa mund të kenë muskuj më të mëdhenj financiar, ndërsa të tjerët dorëzohen. Është një proces dinamik.
Po ta shikojmë depozitat e shqiptarëve nëpër banka tregon që njerëzit edhe po konsumojnë më pak, por edhe po përgatiten për të panjohurën që kanë përpara. Edhe nga ana e bizneseve është e njëjta gjë.
Paketat e ndryshme të qeverisë duhet të amortizojnë këtë goditje dhe ekzekutivi duhet të të tregohet sa më fleksibël dhe në planet e saj të ardhshme të sigurohet që të përfshijë mekanizma të ndryshme për të përballuar kostot e qytetarëve. Në këtë mënyrë paketat e ndihmës ndoshta duhet të rriten apo të gjehen forma të tjera. ”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.