“Argument” – Përdorimi i të dhënave personale nga PS, Kaso: “SPAK të veprojë me shpejtësi për të dënuar përgjegjësit”
Në emisionin “Argument” nga gazetari Enio Civici mbrëmjen e sotme është diskutuar për rrjedhjen e të dhënave personale dhe keqpërdorimit të tyre nga partitë politike në Shqipëri.
Ivi Kaso nga Partia Demokratike rreth këtij fenomeni është shprehur se organet e reja të drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë:
“Ndjesia e parë apo përgjigja e parë për si duhet të ndihemi është të dhunuar, si në 8 vitet e fundit. Të dhunuar në të drejtat e tyre dhe në liritë tona. Kjo e fundit shënon jo vetëm rastin më ekstrem, por më të freskëtin për shkak të responbiliteti të lartë për përdorimin e të dhënave të ndalaur për ccdo agjensi shtetërore për tu përdorur.
Jo vetëm që nuk janë ruajtur, por janë keqpërdorur në mënyrën më banale. Jemi në hipotezën me vëzhguesit e ODIHR ku kryefjalë e raportit të tyre, ku mbas rekomandimit më të zakonshëm që cddo process zgjedhor që i ka përkeqësuar standartet duhet të ndiqet nga një reformë e thellë, problem I dytë është keqpërdorimi I burimeve shtetërore në funksion të mazhorancës në pushtet.
Duhet që organet e reja të sistemit të drejtësisë për shkak të pritshëmrisë së lartë nga publiku duhet të veprojnë shpejt për këtë aferë.
Ndërkohë lidhur me kundërpërgjigjen e kryeministrit Rama se Partia Demokratike bën të njëjtën gjë në lidhje me të dhënat personale, z.Kaso u përgjigj:
“Nuk është e njëjta shkelje. Telefonatat që i drejtohen qytetarëve janë normale në fushatë elektorale. Përgjithësisht janë të drejtuara te qytetarët që i disponohen të dhënat pro është edhe një formë intervistimi të një forme konvencionale si takimi derë më derë apo grupimi fizik. ”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.