ARRSH informon për gjendjen e rrugëve: Në Kukës e Tropojë reshje bore. Rrëshqitje dheu në Elbasan-Librazhd e Berat-Çorovodë
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës si dhe se është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH-së, qarkullimi vazhdon normalisht.
ARRSH informon gjithashtu se po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.
Po ashtu, po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.