Asgjësimi i mbetjeve spitalore – “Shefqet Ndroqi” do të përdorë mbi 3.3 mln lekë për vitin 2018
Mbetjet spitalore kthen në rrezik për komunitetit nëse ato nuk asgjësohen sipas procedurave dhe standardeve të përcaktuara. Vitet e fundit shumë nga kompanitë që kanë fituar tenderat përkatës për asgjësimin e tyre nuk u janë përmbajtur standardeve të trajtimit duke i hedhur ato buzë lumenjve apo duke i groposur në afërsi të qendrave të banuara.
Kjo ka bërë që spitalet dhe qendrat shëndetësore të tregohen më të kujdesshme me përzgjedhjen e kompanive të cilat merren me trajtimin e mbetjeve spitalore. Për vitin 2018 Spitali Universitar Shefqet Ndroqi do të përdorë mbi 3.3 milionë lekë pa TVSH për evadimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore dhe anatomike.
Me këtë vlerë financiare ky spital do të asgjësojë për vitin 2018 rreth 3800 kg mbetje të mprehta si age, ampula, bisturi, shishe qelqi apo vigona.
Sa i përket mbetjeve plastike do të asgjësohen rreth 3300 kg shiringa, shishe serumesh, tuba e kateter. Sipas parashikimeve të këtij spitale gjatë 2018 do të asgjësohen rreth 870 kg mbete anatomike si dhe rreth 700 kg garza, pambuk e leukoplast.
Për këtë qëllim Siptali Universitar Shefqet Ndroqi njofton kryerjen e një tenderi më 28 dhjetor nga ku do të përcaktohet edhe fituesi që do të merret me trajtimin e mbetjeve spitalore.
Sipas specifikimeve të kontratës kompania fituese do të jetë përgjegjëse për evadimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore që nga fillimi i vitit 2018 deri në fund të tij.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.