Asgjësohen 50 ton produkte ushqimore të skaduara – AKU shton kontrollet në të gjithë vendin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka kryer 460 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 8 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 10 mostra në monitorim të produktit qumësht.
AKU gjithashtu njofton se me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 50 ton produkte ushqimore ndërsa në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 565 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm gjatë gjithë kohës në terren për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.