Auditime energjetike fiktive/Gati drafti për certifikimin, Peleshi: Të merren masa për shmangien e abuzimeve
Agjencia e Eficencës së Energjisë ka gati draftin, i cili përcakton se cilat janë kriteret që duhet të përmbushen për t’u certifikuar në profesionin e ‘audituesit energjetik”.
Agjencia e Eficencës së Energjisë ka gati draftin, i cili përcakton se cilat janë kriteret që duhet të përmbushen për t’u certifikuar në profesionin e ‘audituesit energjetik”.
Pavarësisht se auditimi i ndërtesave nga pikëpamja energjetik është një detyrim që përcaktohet në ligj që prej vitit 2015, ky proces nuk ka nisur ende.
Megjithatë, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese mbi certifikimin e këtyre profesionistëve, pati kundërshtime nga ana e deputetëve.
Ndërkohë që kreu i Komisionit Niko Peleshi kërkoi parashikimin e sanksioneve për auditime fiktive si dhe hartimin e kurrikulave të përbashkëta mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, asaj të Arsimit dhe universiteteve në vend.
Auditimi energjetik është një detyrim për çdo person juridik, publik ose privat që kategorizohet si konsumator i madh i energjisë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.