Balluku inspektim ne Bypassin e Tepelenës – Vijojnë punimet, segmenti përfundon brenda afatit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte prezente gjatë një inspektimi në Tepelenë.
Ministrja Balluku pa nga afër punimet që janë duke vijuar në Bypassin e Tepelenës. Sipas njoftimit, gjithçka po shkon sipas grafikut të parashikuar madje me ritmet e shpejta që po kryhen punimet mund të përfundojë edhe përpara afatit të përcaktuar.
Njoftimi bëri me dije se segmenti në fjalë ka rëndësi të veçantë pasi lidh autostradën Levan-Tepelenë me atë Tepelenë-Kakavijë dhe realizimi i tij do të reduktojë kohën e udhëtimit për qytetarët dhe njëkohësisht do të ndihmojë në përmirësimin e turizmit për zonën e jugut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.