Basha, mbështetje për të moshuarit: “Me ardhjen në pushtet do të kemi prioritet shëndetin, jetën dhe ekonominë e vendit”
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë takimit më një cift të moshuarish më shumë vëmëndje në ruajtjen e shëndetit në këtë periudhë të vështirë duke garantuar se qeveria e ardhshme do të ndërmmarrë të gjitha përgjegjësitë për të garantuar jo vetëm shëndetin dhe jetën por edhe për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë së vendit.
“Jeta dhe shëndeti i njerëzve është gjithçka, që nuk kthehen. Çdo gjë tjetër është sekondare, por duhet mbrojtur jeta duke nisur me moshat e treta. Ju keni shumë probleme. E para, keni pensionet e ulëta, e dyta keni shpenzime shtesë, e treta jeni më të rrezikuar se çdo grup tjetër. Nuk ka ndonjë formulë tjetër magjike për të zgjidhur këto probleme. Lekët t’ja çojmë njerëzve dhe ekonomisë.”
Basha akuzoi qeverinë për abuzim me fondet duke mos pasur prioritet qytetarët.
“Ditë për ditë shohim pagesa qindra milionë lekë që i shkojnë tre vetave, ndërkohë që qindra mijëra shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo tregon që lekët janë, si në Kosovë dhe Maqedoni që shkojnë për familjet në nevojë dhe bizneset dhe nuk shkojnë. PSE? Sepse nuk kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve.”
Kreu demokrat përsëriti prioritetet e PD kur të vij në pushtet ndër të cilat edhe përkujdesi i shtuar për moshën e tretë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.