Basha takim me biznesin e vogël – Kërkon mbështetjen e tyre për mos vendosjen e TVSH
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi sot përfaqësues të biznesit të vogël.
Sipas tregtarëve të vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, futja e tyre në skemën e TVSH ndikon në kosto shtesë për to, rritje çmimesh dhe pamundësi për mbajtjen dhe funksionimin e aktivitetit.
Basha kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë në mënyrë që kjo të mos ndodhë.
Basha ka vijuar një diskutim të gjatë, duke pyetur disa prej pronarëve të biznesit të vogël lidhur me faktin se ëdo të ndodhë me bizneset e tyre nëse ato futen në skemën e TVSH – së.
“Ne kemi dalë sot t’u dëgjojmë. Ne këtë qëndrim kemi që rritja e TVSH-së do shkatërrojë biznesin e do rrisë çmimet. Për këtë arsye jemi kundërvënë, nuk është se po bëjmë politikë”, iu përgjigj Basha një prej pronarëve të një biznesi të vogël.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.