Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar – 30 vjet marrëdhënie ekonomike, Gjemania donator kryesor
Qeveria gjermane ka financuar qindra projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, duke u bërë kështu donatori më i madh për Shqipërinë. Ky vit shënon përvjetorin e 30-të të Bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar për Zhvillim.
Në këto 30 vjet Shqipëria ka qenë përfituese në rritjen e kapaciteteve në fusha të ndryshme, si energji, ujësjellës-kanalizime, bujqësi, punësim, etj. “Festë në Rrugë” ka qenë eventi i organizuar në kryeqytet për të festuar 30-vjetorin e bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar.
Përfituesit e shumë projekteve kanë marrë pjesë përmes stendave dhe prodhimeve të tyre të ndryshme, duke shprehur kështu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania ka dhënë për ta.
Përpos pjesës së donacioneve, sektorët e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shumtë, ndërsa sipërmarrësit gjermanë kanë gjetur hapësira të mëdha investimesh në vend.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.