Bashkia Kamëz ofron ambiente te reja për aplikimin për Karta Identiteti dhe Pasaporta Biometrike
Brenda sportelit One Stop Shop hapet zyrë e re e aplikimit për Letërnjoftim Elektronik si dhe Pasaportë Biometrike me qëllimin e vetëm, ofrimin së më të mirë të shërbimit dhe sa më pranë qytetarëve.
Bashkia Kamëz përmes një komunikimi zyrtar më 15 maj i ka ofruar Ministrisë së Brendshme ambiente të reja si dhe i ka kërkuar që në zyrën e aplikimit në Paskuqan të krijohet mundësia që qytetarët të aplikojnë për Pasaportë Biometrike të Përshpejtuar.
Gjithashtu kryebashkiaku Xhelal Mziu i bën me dije Ministrisë së Brendshme se është e nevojshme të hapet një zyrë e re në Njësinë Administrative Bathore ashtu siç ka qenë më përpara, ku aty do të aplikojnë qytetarët e Bathores si dhe të Zall Herrit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.