Bashkitë humbasin 25 milionë euro – Masat anti-COVID/ Muaji Prill “fundos” vendorët
Bashkitë kanë mbledhur rreth 3.9 miliardë lekë apo 25 milionë euro më pak në 4 muajt e parë të 2020-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Fianancave, në Janar-Prill nga vendorët u mblodhën afro 5.7 miliardë lekë, për shkak të masave frenuese të marra në kuadër të COVID-19.
Ndërsa vetëm për muajin Prill pushteti lokal ka mbledhur vetëm 1.6 miliardë lekë, nga 4.7 miliardë që mblodhi në prill të 2029-ës, një rënie prej 3.1 miliardë lekësh. Rënien të më madhe e kanë pasur të ardhurat nga taksat lokale, ku janë mbledhur 4.3 miliardë lekë nga 7 miliardë lekë që u mblodhën në 4 mujorin e 2019-ës, për shkak se bizneset nuk kanë pasur aktivitet në dy muajt e fundit dhe se një pjesë e bashkive kanë vendosur të shtyrjen pagesat e disa detyrimeve.
Po ashtu, edhe të ardhurat nga taksa e pasurisë së paluajtshme kanë pësuar rënie me 1.2 miliardë lekë. Vetë administrate lokale ka qenë me kufizim stafi gjatë periudhës së pandemisë, por nga ana tjetër vëmendja është përqendruar më së shumti në përballimi e saj sesa në vjeljen e taksave, për të mos ngushtuar bizneset gjatë kësaj periudhe të vështirë për ekonominë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.