BB qendrim kritik për TVSH-në – “Largon vëmendjen nga tatimpaguesit e mëdhenj”
Ndërsa Ministria e Financave përfshiu në skemën e TVSH-së subjektet me xhiro mbi 2 milion lekë me synim formalizimin, Banka Botërore ka qëndrim kritik për këtë iniciativë, duke theksuar se efekti do të jetë i kundërt.
Lidhur me politikën e qeverisë për të favorizuar nga pikëpamja fiskale disa sektorë, siç janë hotelet me 5 yje, Banka Botërore sërish shpreh rezerva.
Ndërsa sa i përket Partneriteteve Publike-Private, kërkohet më shumë transparencë dhe mirëllogaritje e rreziqeve që vijnë nga kontratat koncesionare.
Të pyetur konkretisht për koncesionin e Rrugës së Kombit, pas zhurmës së krijuar gjatë javës që lamë pas, përfaqësues të Bankës Botërore mbështesin qytetarët, duke sugjeruar tarifë lehtësuese për banorët e zonës.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.