Bie me 27.4% transporti i mallrave me hekurudhë – Fiton terren ai rrugor
Volumi i mallrave që janë ngarkuar dhe shkarkuar në portet e vendit gjatë dymujorit të parë të këtij viti ka arritur në 646 mijë ton, duke shënuar një rritje me 31.2% krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT, shifrat tregojnë se volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1 4422 ton-kilometër. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2017 është ulur me 27.4% gjatë këtij dymujori. Ndërkohë, në rritje me 7.7% krahasuar me dymujorin 2017 është regjistruar transporti i mallrave përmes ajrit me 349 ton mallra.
Burimi: INSTAT
Sa i takon vlerës së mallrave të importuara dhe eksportuara gjatë muajit shkurt të këtij vitit, sipas INSTAT është 70 mld lekë përmes transportit detar.
Ndërkohë, eksporti i mallrave përmes detit zë edhe pjesën më të madhe me 64.9%, ndjekur nga ai me rrugë 30% dhe vetëm 0.9% e tyre janë eksportuar përmes ajrit.
Eksporti i mallrave me rrugë dhe det ka shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me po të njëjtën periudhë të një vitit më parë, respektivisht 10.4% dhe 17.3%.
Transporti detar dominon gjithashtu edhe importin e mallrave për muajin shkurt duke zënë 53.6% të totalit. Ai më rrugë zë 41.8% dhe me ajër vetëm 2.6% të totalit. Shifrat e INSTAT tregojnë një rritje të mallrave të importuara me det me 12.4% në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.