“Bien” 4 kandidatë për Kushtetuesen – KED: Nuk përmbushnin një, ose disa prej kushteve për të qenë pjesë e Gjykatës
Përpjekjet për ta bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese brenda këtij viti kanë shënuar një hap prapa këtë javë. Pas një mbledhje maratonë që ka zgjatur thuajse gjatë gjitha natës, Këshilli I Emërimeve në Drejtësi ka skualifikuar nga gara për këtë gjykatë katër kandidatë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave: skualifikimin nga gara për kandidatët janë Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj, dhe Zhaklina Peto. Që të katërt emrat ishin në garë për postin vacant në Gjykatë të shpallur nga Presidenti I Republikës.
Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë bën shprehet se Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli. Këshilli sqaroi se kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
Ndërkaq, gara vazhdon për dy kandidatë të tjerë duke qenë se KED do të vijojë me procedurën e verifikimit për shqyrtimin e gjetjeve, për kandidatët; Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile, ditën e premte, datën 09.10.2020, ora 14.00.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.