Bilanci javor i kursit të kembimit/ Çfarë ndodhi me euron, dollarin dhe paundin

Monedha europiane EURO ka qendruar gjatë gjithë javës së kaluar në nivelin e 122 lekëve duke mos njohur luhatje të rëndësishme kundrejt monedhës shqiptare. Në tregun vendas të këmbimit valutor, referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nivelin me të lartë euro e arriti me 29 maj kur u këmbye me 122.97 lekë.
Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan, që ka njohur luhatje në nivelin 109-110 lekë.
Edhe paundi britanik ka njohur të njëjtat luhatje si dollari amerikan duke lëvizur në nivelin 138-139 lekë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.