Bizneset shqiptare në Katar – AIDA informon mbi llojin e sipërmarrjeve që mund të aplikojnë dhe mënyrën e regjistrimit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Netëork Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkorganizatorit, ftojnë bizneset shqiptare të bëhen pjesë e eventit online ‘Qatar Virtual Matchmaking &Exhibition 2021, datë 13-15 Korrik 2021.
EEN-Albania fton të gjitha sipërmarrjet që operojnë në sektorët: Ndërtim, Materiale Ndërtimi, Kimikate & Pajisje Elektrike, Plastike dhe Paketim, Produkte Kimike, Produkte letre, Mallrat e konsumatorit me lëvizje të shpejtë (FMCG), Ushqim & Pije, StartUp në TIK, Farmaceutikë, Pajisje shëndetësore e mjekësore, të jenë pjesë e takimeve të ndërmjetësimit që do të zhvillohen në këtë event virtual.
Sipas njoftimit eventi organizohet nga Enterprise Europe Netëork-Katar dhe Banka për Zhvillim në Katar dhe synon të mbledh së bashku kompani dhe sipërmarrës duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e partneriteteve mes kompanive ndërkombëtare dhe kompanive në Katar.
Në njoftim theksohet se si fillim duhet të regjistroni profilin e kompanisë tuaj në platformën online të eventit dhe bëhuni pjesë e takimeve B2B #matchmaking dhe për më shumë informacion mund të vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://een.ec.europa.eu/…/qatar-matchmaking-exhibition…
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit [email protected] ose [email protected]
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.