BlackBerry blen firmën e sigurisë kibernetike për 1.4 miliardë dollarë
BlackBerry njoftoi se do të blejë Cylance, një kompani për inteligjencën dhe sigurinë kibernetike, për shumën 1.4 miliardë dollarë në cash.
Blerja vjen me qëllim për të zgjeruar njësinë QNX që bën softuer për makinat autonome të gjeneratës së ardhshme. Cylance me bazë në Kaliforni zhvillon produkte për të parandaluar sulmet kibernetike në kompani dhe kohët e fundit është konsideruar si një dosje për IPO, sipas një raporti të Business Insider. Kompania teknologjike kanadeze, e cila dominonte tregun e smartfonëve një dekadë më parë, është zhvendosur në shitjen e softuerëve dhe menaxhimin e pajisjeve të lëvizshme përveç përqendrimit në fushat e reja si makinat autonome.
Cylance do të funksionojë si një njësi e veçantë biznesi brenda BlackBerry
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.