Blerina Gjylameti :”Kemi vendosur interesat e shqiptarëve përkundrejt interesave politike”
Në ‘Argument’, për të folur rreth mirëqenies së shqiptarëve, ishte e ftuar deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ajo u shpreh se papunësia tek të rinjtë është në norma të lejueshme, pasi politikat e ndërmarra gjatë këtyre viteve qeverisje lejon të jemi brenda normave sot. Sipas saj tregu i punës po ndryshon, dhe ndryshimet në Shqipëri janë reale, kjo për shkak se krijimi i kushteve optimale për krijimin e biznesit, sjell dhe nxitjen e punësimit.
”Eshtë në rritje gjithashtu arsimi profesional, pasi kemi mungesa tregu të kësaj klase punëtore. Që të rikthejmë ato 1 milion turistë duhet të rrisim nivelin e shërbimit, hotelerinë, ndaj duhet të fokusohemi në arsimin profesional.” – thekson ajo.
E pyetur nga gazetari Enio Civici, nëse qeveria ka marrë masa për zgjidhjen e papunësisë në vend, ajo shprehet se :
”Kemi vendosur interesat e shqiptarëve përkundrejt interesave politik, pasi edhe pse situata në vend është kaotike, ne punojmë me projektligje të reja të cilat do të sjellin akoma dhe më shumë mirëqënie tek qytetarët.”
Ndërsa përsa i përket progameve që qeveria mund të hartojë që shqiptarët të shpenzojnë më pak ajo thekson se:
”Shpenzimi i tëpërt është cështje mentaliteti, dhe jo projekti politik. Ajo cfarë ne mund të bëjmë është të nxisim fëmijët me kulturën e edukatës financiare, duke i shpenzuar paratë në mënyrë më efikase. Duhet të fusim disa kurrikula të reja në shkolla, të cilat rrisin edukimin financiar. Të gjithë duhet të jënë produktiv në shpenzime, pasi frytet e tyre mund ti marrin disa vite më pas.”
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.