Blerje të apartamenteve stok – Pasojat nga tërmeti, Rama: Pranojmë vetëm me kosto më të ulët
Në kushtet kur procesi i rindërtimit të banesave për të strehuar qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit pritet të marrë një kohë të gjatë, qeveria ka vendosur të negociojë me ndërtuesit për të blerë apartamentet stok në mënyrë që të akomodohen të sa më shpejt. Kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se me këtë formulë do procedohet vetëm nëse ndërtuesit do të japin kostot minimale të shitjes.
Në mbledhjen e 10-të të qeverisë, kryeministri tha se puna për rindërtimit e lagjeve të reja duhet të nisë shumë shpejt, po ashtu edhe verifikimi i tokave ku ato do të ndërtohen.
Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, shembi dhe nxori jashtë përdorimit mijëra banesa në Durrës, Tiranë, Thumanë, Laç, etj, dhe la të pastrehë mijëra qytetarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.