“Blloqet e reja” të Tepelenës – Bashkia shpall tenderin/ Fondi dhe detajet
Bashkia Tepelenë ka shpallur një tender për rikonstruksionin e rrugëve dhe blloqeve të banimit. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 10.1 milionë lekë.
“Objektivi kryesor i Bashkisë Tepelenë është krijimi i kushteve të përshtatshme për të pasur rrugë funksionale për komunitetin e zonës dhe për vizitorët e ndryshëm gjatë stinëve” specifikohet në detajet e tenderit.
Rrugët të cilat do të rikonstruktohet janë rruga “Kryqëzim Gjimnazi – Spitali”, rruga “Ali Kalo Luzati”, rruga “Dora e Ngrohtë”.
Sipas detajeve të projektit, afati kohor për ekzekutim është 1 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës e subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.