Çfarë ndodh në një minutë në internet?
Vetëm një muaj më parë u zbulua se Facebook ka më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujor. Kjo do të thotë se 25 për qind e popullsisë së Tokës hyn në llogarinë e tyre në Facebook të paktën një herë.
Kjo në fakt është pak e pamundur të kuptohet. Nëse marrim një shembull për të kuptuar më mirë i bie që në një stadium të mbushur më 50,000 njerëz ta shumëzoni këtë numër me 40,000. Kjo do t’ju nxjerr shifrën e numrit të njerëzve që hyjnë në facebook çdo muaj në mbarë botën.
Ky rast edhe pse ndihmon të kuptoni pak më mirë analogjinë, gjithsesi është shumë e vështirë për të kuptuar plotësisht këtë numër kaq të madh.
Por në vend që të përpiqeni të kuptoni këtë shikoni se çfarë ndodh në vetëm një minutë në internet?
Krijuar çdo vit nga Lori Lewis dhe Chadd Callahan nga Cumulus Media, grafiku i mësipërm tregon shkallën e pabesueshme të e-commerce, mediave sociale, emailit dhe krijimit të përmbajtjeve të tjera që ndodhin në internet.
Në universin e medias sociale nuk ka barriera. Konkurrenca për përmbajtje ka dërguar internetin në një drejtim tjetër. Çdo minutë publikohen 452,200 cicërima, kryhen 900,000 kyçje në Facebook dhe bëhen 3.5 milion kërkim në Google.
Popullsia e botës është sot 7.4 miliard kur 3.7 miliard janë përdorues të internetit dhe 2.7 miliard përdorues aktivë të medias sociale.
Një prej katalizatorëve kryesore të këtij socializmi virtual ka qenë padyshim ekspansion i pajisjeve mobile. 66% e popullsisë së botës ka një numër celular.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.