Çfarë parashikon projektbuxheti i 2019 për numrin e përgjithshëm të punonjësve të administratës publike!
Gjatë vitit 2019, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 82 022 veta. Nëse krahasojmë shifrat, kjo nënkupton se nuk do të kemi ndonjë ndryshim në numrin e përgjithshëm të punonjësve të administratës publike.
“Për vitin 2019 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë. Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara” shkruhet në projektbuxhetin e vitit 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.