Çfarë po ndodh në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa/Autoriteti Rrugor Shqiptar publikon imazhet
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon rreth ecurisë së punimeve në aksin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa. Ky segment rrugor është tashmë rruga dytësore Tiranë-Durrës dhe në rast se jepet autostrada Tiranë-Durrës me koncesion, atëhere ky do të jetë aks ku kalueshmëria do të jetë pa pagesë.
“Në kuadër të Projektit të Mirëmbajtjes së Bankës Botërore bazuar në performancë dhe rezultat po bëhet riparimi i shtresave asfaltike gropave dhe pjesëve të dëmtuara në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa. Puna po ecën me ritme të shpejta pa penguar trafikun e mjeteve” njofton ARRSH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.